fbpx

Shkup, sonte shfaqet filmi dokumentar “Besa-Premtimi”

Sonte me fillim në ora 19.00 në Muzeun e Holokaustit në Shkup, do të shfaqjet filmi dokumentar “Besa-Premtimi”. Në këtë event do të marrin pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësues të lartë politikë dhe të klerit fetar në Maqedoni.

Njëra nga protagonistet e filmit, e mbijetura e Holokaustit, Ita (Drita) Faraxhi nga Izraeli, këtyre ditëve po qëndron në Shkup, dhe në vigjilje të shfaqjes, ajo vizitoi edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Historia e saj familjare është një strorje shumë interesante, e cila flet për rolin e madh të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shpëtimin e familjeve hebreje nga nazistët gjermanë dhe bullgarë.

Shqiptarët patën një rol të madh historik gjatë LDB-së në misionin e tyre humanitar për shpëtimin e hebrenjve, për çka flasin edhe protagonistë e tjerë të filmit.

Ky event organizohet nga ITSHKSH, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RM-së, Komuna e Çairit dhe Muzeu i Holokaustit në Shkup.

Linku deri te filmi “Besa:Premtimi”:  http://besathepromise.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button