Veliçkovski: Poposki le të vendos gardh te selia e VMRO-DPMNE-së

Çështja kryesore është se si Maqedonia mund të ndihmojë dhe si të përfshihet në përpjekjet evropiane dhe masat për ta kaluar krizën e refugjatëve, e jo si të vendos tela me gjemba në kufi me Greqinë, thotë kryetari i Partisë liberale, Ivon Veliçkovski, pas deklaratës së mbrëmshme të ministrit për punë të jashtëm, Nikolla Poposki.

“Derisa në Gjermani bashkohen familje të refugjatëve, fotografinë për Maqedoninë e “kompletoi” përdorimi i dhunës mbi refugjatët në hapësirën kufitare. Kjo është fytyra “humane” e Maqedonisë? Partia liberale e para e përshëndeti shpërndarjen e forcave të sigurisë në kufirin jugor, por vendosja e gardhit kufitar është e panevojshme. Andaj, ministri Poposki mundet të mendojë për vënien e një gardhi rreth selisë së VMRO-DPMNE-së dhe jo në kufirin maqedono-grek”, ka thënë Veliçkovski pas seancës se komitetit ekzekutiv në PL.

Lajme të ngjashme

Back to top button