Lady Gaga pjesë e filmit horror “American Horror Story: Hotel” (Video)

Këngëtarja e mirënjohur Lady Gaga do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në serinë më të re të zhanrit horror, të quajtur “American Horror Story: Hotel”.

Në serinë e pestë të “American Horror Story: Hotel”, që është titulluar “Hallways”, Gaga do të luajë në rolin e Elizabeth, transmeton Koha.net. FX Networks ka lansuar trailerin zyrtar të këtij filmi, raporton CNN.

Ky është sezoni i parë në të cilën do të mungojë Jessica Lange, kurse kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga Kathy Bates që luan në rolin e Iris, Angela Bassett në rolin e Ramonas, Finn Wittrocks në rolin e Tristan.

Në rolet e tjera janë: Evan Peters si Mr. March; Matt Bomer paraqitet në rolin e Donovan, dhe Sarah Paulson do luaj në rolin e Sallyt, e cila ka një marrëdhënie të errët me detektivin Wes Bentley, i cili heton disa vrasje në “Hotel Cortez”, e që luhet nga Chloe Sevigny.

Emma Roberts, Richard T. Jones, Denis O’Hare, Lily Rabe, Cheyenne Jackson, Max Greenfield, Glee’s Darren Criss dhe Madchen Amick, përmbyllin kastin e aktorëve në serinë e re.

Premiera e “AHS: Hotel” do të shfaqet të mërkurën më 7 tetor në kanalin FX.

Lajme të ngjashme

Back to top button