Lajmet e pa plota, sado me interes, nuk informojnë publikun

[Recension: Shtypen paratë prej 100 denarësh me kryq dhe prift?]

Që gazetari të artikulojë një lajm profesional, ai duhet njëherë “të gjendet në lëkurën e lexuesit”. Çfarë e bind atë dhe çfarë e bën atë që të besoj të artikullin tim? Tekstin që po recensojmë, ndonëse ka informacione mungon sqarimi më i detajuar.

Monedha e re prej 100 denarëve që u lëshua në qarkullim për koleksion është skandaloze, shkruan Zhurnal.  Monedha e re e Maqedonisë përmban elemente kishtare, ku prifti, kisha dhe një grua murgeshë janë simbole të monedhës 100 denarëshe. Kjo edhe përkundër faktit se Maqedonia është shtet multietnik dhe multi konfeksional dhe si e tillë duhet të reflektojë realitetin real të vendit.

Shtypen paratë prej 100 denarësh me kryq dhe prift  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Shtypen paratë prej 100 denarësh me kryq dhe prift?

Data dhe koha e publikimit: 09.09.2015

Data e recensionit: 10.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti në fjalë ngjall interesin e lexuesit me të drejtë. Informacioni paraprak që jep autori është me interes publik. Por teksti më pas nuk sjell përgjigjen e të gjithave dilemave që dalin dhe gazetari tingëllon tendencioz.

Monedha e fundit është një provokim i radhës ndaj qytetarëve të besimtarëve tjerë, kur dihet se popullata shqiptare e Maqedonisë i takon përkatësisë fetare islame. Të dhënat jozyrtare flasin se mbi 50 për qind e shtetit të Maqedonisë është e banuar me popullatë myslimane.

Teksti shpjegon se çfarë përmban monedha por nuk sjell informacion për arsyet e këtij vendimi. Nëse është praktikë që të botohen monedha të tilla për koleksionues dhe fakti se monedha prej 100 denarësh, që është në qarkullim ka elemente shqiptare, a mos ndoshta është kjo një mënyrë indirekte e fshehjes së këtyre elementeve? Përgjigje për pyetjet që i dalin publikut nuk ka.  Por vetëm ky sqarim.

Banka Popullore e Maqedonisë ka lëshuar në qarkullim kartëmonedhat për qëllime koleksionesh “Vladimir”, ‘Natalia” dhe “Olga”, nga moria “Dita e engjullit”.

Për detajet e tjera në lajm që prezantohen në vijim nuk ka citime dhe publiku nuk e kupton se prej ku e ka marrë këtë informacion gazetari. Edhe kjo pjesë e tekstit, do të duhej të ishte e qartë se është qëndrim zyrtarë i Bankës Popullore.

Kartëmonedhat janë të përpunuara nga argjendi, në formë ovale, me dimension 30×50 mm, me shkëlqim, ku ka edhe kristale Sëarovski të dimensionit 2.6 mm. Monedhat në fjalë nuk janë për përdorim të përditshëm.

Se për cilat qëllime do të përdoren paratë në fjalë, Banka Popullore ka njoftuar përmes kumtesës zyrtare. Kjo madje referuar në kumtesën e Bankës Popullore, është paralajmëruar edhe në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Paratë në fjalë, janë bërë për t’u përdorur për qëllime koleksionuese, por nuk është ashtu siç thotë autori se “…Monedhat në fjalë nuk janë për përdorim të përditshëm”. Në kumtesë, përveç llojeve të parave koleksionuese, njoftohet se të njëjtat mund të përdoren në treg.

Ky fakt do të duhej të nxiste gazetarin që të bënte pyetje të tjera për mënyrën e përdorimit të këtyre parave dhe detaje të tjera që do të kishin të bënin me elementet e sigurisë së parave, që qytetarët të jenë të informuar se janë kartëmonedha të vlefshme.

Teksti me të drejtë merret me një informacion që ka interes të konsiderueshëm por nuk përmbush të gjitha elementet për të qenë një lajm i plotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button