A flenë shpirti?

Si melodi shtrihet e gjenë vështirësi me iu bashknagjitë një ambijenti ku për herë të parë ballafaqohet me sytë e vërtetë dhe derës së pritshme e kahmotshme’’ Jetë’’. Vallë a qenka vetë shpirti një jetë e tërë ? Po, madje e tërë magjia qenëson mu aty, si loçkë. Shpirti ynë është buzëqeshja, fjala e mirë, ecja nëpër dyqane e mendimi  pçr mos me ble diçka për vete, por  dhuratat për shoqërinë e zemrës, e më shumë për gëzimin e madh që kanë për ta ndjerë. Shpirt është një lëshim karrige në autobus, e futja në çadër e kalimtarit që në vetë bartë pikat e shiut. Shpirt është me i thanë dikujt se sa shumë t’du, e me e përqafu ngase boshllëku thellë ia merr drejtimin e ditës dhe e bën me qajtë, përqafimi i vjen si batanije kur ngrin në ditët me acar. Shpirt është me i ftu shoqet në shtëpi, e me iu ba hizmet siç kanë ba nanat tona me një kohë, duke ndjek traditat shumë vjeçare. Shpirt janë surprizat që i mendon muaj më parë për një njeri të zemrës, e nuk t’zen as gjumi duke menduar alternative të ndryshme për ta bërë atë ditë të duket e Bardhë. Shpirt është edhe zani i ëmbël që e ndan në dhomën e vogël në konviktin ku jetën studentore e tregojnë muret, koha e provimeve, shkallët që të lodhnin kockat, fytyrat e ndryshme e më së shumti fotografitë prej më të çmendurave. Shpirt është një kuti e vogël në të cilën mban kujtimet që nga shkolla fillore, mesazhe nga më të mirat nga një shoqëri që ende e mban në kuti, në zemër pra. Shpirt janë edhe fotografitë në murin e familjes, disa me dhëmbë e disa pa dhëmbë. E shpirt është edhe një fotografi e imja pa dhëmbë por me buzëqeshje të bardhë. Shpirt është ndihma, aso ndihme kur njerëzit e presin më së paku. Shpirt është një mesazh i vogël te koka e prindërve kur merr rrugën për në shkollë. Shpirt është Nexhmije Pagarusha bashkë me kangët e sajë si pranverë e freskët. Shpirt është me u duk mirë, duke e veshur veten me sjellje prej më të mirave, syve të gjelbërt, fjalëve të buta, mirëkuptim, dashni, e shpatullave brengat, sepse shpirt është edhe brenga, të cilën dinç me e menaxhu. Shpirt është ngjyra e blertë, e cila në një të shikuar të duket magji në vete. Shpirt është të mendosh mirë për të gjithë.

A flenë shpirti ? Jo nuk flenë, por rritet si të ketë fjetur !

Lajme të ngjashme

Back to top button