Prokurori special i Maqedonisë, gjasa e vetme për ta pastruar krimin në vend

Deri më 15 shtator do të zgjidhet Prokurori publik special i Maqedonisë që është pjesë e marrëveshjes së Përzhinos. Kjo nuk do të vjen si rezultat i vullnetit të madh nga përfaqësuesit e VMRO-së në grupet punuese, por pasi që ka trysni nga jashtë dhe faktori ndërkombëtar është garantues për këtë marrëveshje, kështu vlerësojnë për Portalb ekspertë të çështjeve juridike. Sipas tyre, është posaçërisht me rëndësi të qartësohet se kriminelët nuk mund të udhëheqin me një shtet, ani se ata i ftojnë zgjedhjet parlamentare.
LEXO: Orav: Nuk ka plan B, deri më 15 shtator duhet të zgjidhet Prokurori special

Profesori universitar, Jeton Shasivari vlerëson se bëhet fjalë për një institucion të veçantë aty për aty të ndjekjes penale që njihet në botë, sidomos me rastet e ndjekjes penale të disa mega-skandaleve korruptive të politikanëve në SHBA në të kaluarën.

“Është me rëndësi që Prokurori special të kryejë detyrën e tij në drejtim të hetimeve dhe administrimit të provave si dhe paraqitjes së tyre para gjykatës kompetente, e cila do duhet të vendosë sipas tyre”, ka thënë për Portalb Shasivari.

Në këtë fazë, kur ende nuk dihen aspektet juridike, thotë ai, është herët që të parashihet se sa efikas do të jetë Prokurori special.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme në prill të viti 2016, sfidat rreth punës së tij do të jenë tepër të mëdha në katër drejtime: presionet politike, rrethveprimi dhe mëvetësia e tij, kriza politike dhe institucionale si dhe gjyqësori i degraduar cili vazhdimisht po kritikohet në raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare dhe evropiane”, ka përfunduar Shasivari.

Nga ana tjetër profesori universitar Stevo Pendarovski thotë se institucioni i ri-Prokuroria publike speciale është një gjasë e mirë që Maqedonia të pastrohet nga krimi që e ka kapluar deri në fyt.

“Me Prokurorin special jepet një mesazh se në zgjedhjet e ardhshme dikush mund të fitojë zgjedhjet- në mënyrë demokratike- por nëse është kriminel nuk guxon të qeverisë, donë të thotë garnitura e tij politike mund të qeverisë, por jo edhe ata njerëz të cilët eventualisht janë gjykuar për krim”, ka deklaruar për Portalb Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, Maqedonia, duke u bazuar në atë që e dëgjuam nga materialet e opozitës, nëse vlerësohet elita politike- njerëzit që janë në pushtet, funksionarët qeveritarë, ministrat- është shtetit më i korruptuar në Evropë.

“Nëse Prokuroria speciale nuk denoncon aktorët kryesor të krimeve, atëherë ne mund të themi se e kemi lëshuar gjasën historike t’ia ndalim hovin këtij korrupsioni dhe krimit të lartë, me të cilat merren ministra. Pse Maqedonisa disa vite më pas ndiqte për 5-10 euro njerëzit që kanë marr mito në pikë –pagesa e jo kryeministër dhe ministra që kanë marrë me miliona apo dollarë.  Unë vlerësoj se nëse Prokurori special zgjedhet dhe nuk i zgjidh çështjet e këtilla, e kotë do të jetë marrëveshja. Ai duhet të merret me funksionarët e lartë dhe jo me “peshqit e vegjël”. Nuk e shohë të logjikshme që të zgjedhet Prokurori dhe ai të ngre padi pas disa viteve për eshalonët e 3-ta, 4-ta e kështu me radhë”, thotë ai.

“Maqedonia është nga shtetet e rralla nga vendet post-komuniste që nuk ka funksionar të lartë që ka përfunduar në burg për vjedhje, ky fakt është tregues se sa kemi qenë ne të suksesshëm në luftën kundër krimit”, ka përfunduar Pendarovski./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button