Haxhinjtë e ardhshëm mbërrijnë në Mekë

Miliona njerëz nga mbarë bota mbërrijnë në Mekë, në qytetin e shenjtë të të gjithë muslimanëve për të kryer kushtin e pestë Islam – Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillimin e haxhit, ndërsa Meka është shndërruar në një vend shpirtëror për këta njerëz. Haxhinjtë nga Ballkani, por edhe nga tërë bota të cilët brenda pak ditësh kanë arritur në Arabinë Saudite, ndërsa sipas të dhënave të organeve saudite të rendit, në ditë mesatarisht arrijnë nga 13.000 haxhinjë të ardhshëm.

Për shkak të konflikteve dhe luftimeve në Lindjen e Mesme dhe të Afërt, të gjithë haxhinjtë këtë vit në Arabinë Saudite dhe në Mekë kanë ardhur kryesisht me aeroplanë, ndryshe nga vitet më parë kur kishin mundësi të udhëtojnë edhe me autobusë.

Haxhinjtë mbartin një gëzim të madh që kanë mbërritur në tokën e shenjtë prej ku nisi për herë të parë përhapja e islamit. Përveç që vendosen në hotele, haxhinjtë vizitojnë Qaben, qendrën e shenjtë islame dhe xhaminë e shenjtë (Masjid al-Haram).

Në ihramet e tyre, haxhinjtë shkojnë në Qabe prej ku fillojnë lutjet e tyre të para. Shumë prej tyre vlerësojnë se lutjet që dërgohen në ato momente të para që shihet Qabja, janë të pranueshme tek krijuesi i gjithësisë.

Muslimanët të cilët pesë herë në ditë, me rastin e lutjeve gjatë ditës, namazin, duke u kthyer nga Qabja me lot gëzimi i dërgojnë Zotit lutjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button