Arrestohen dy persona për vdekjen e fëmijës sirian (Foto)

Dy të dyshuar janë arrestuar në lidhje me përmbytjen e barkës në qytetin e Bodrumit, ku mbetën 12 të vdekur, përfshirë fëmijën sirianë Aylan Kurdi.

Të dyshuarit, të identifikuar si Cebrail E. dhe Burhan Y., u arrestuan nën akuzën për ‘trafikim me migrantë’ dhe ‘shkaktim të vdekjes’.

Një tjetër i dyshuar i cili gjithashtu ishte arrestuar i identifikuar si Seher B, është liruar me kusht.

Imazhet e trupit të pajetë të Aylan Kurdi, hapën debate në Turqi dhe mbarë botën.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe nëna e Aylan dhe vëllai i tij më i madh, Galip.

Lajme të ngjashme

Back to top button