Cadillac prezanton modelin e ri të Escalade

Pas më shumë se një javë spekulime rreth dukjes së modelit të ri të Cadillac, gjiganti amerikan edhe zyrtarisht ka zbuluar një video dhe fotografitë e modelit Escalade 2015. 

I planifikuar për të filluar prodhimin gjatë verës së ardhshme, modeli i ridizajnuar kësaj radhe duket më agresiv falë drivate LED. Por nuk duhet harruar edhe fellnet e kromit prej 20-inçësh. 

I madh si kurrë më parë, Escalade i ri mundëson më pasagjerëve të kenë më shumë hapësirë në kabinë dhe i bën të ndjehen si mbretër, pasi në të janë futur edhe materiale të cilësisë së lartë.

Sa i përket instrument tabelës, drurit të përdorur në maskë dhe sistemit të ndriçimit, kjo veturë duket të jetë shumë luksoze dhe njëherit gjigante.

Kurse fuqia motorike, vjen nga motori me 6.2 litra EcoTec3 V8 që prodhon plot 420 KF (313 KW). Ndërsa falë transmisionit automatik me gjashtë shpejtësi, kjo veturë bën tërheqjen me të katër rrotat.

Lajme të ngjashme

Back to top button