fbpx

Jahjaga merr “Çelësin e Tiranës”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Jahjagën për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi i eksperiencave midis të rinjve.

Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, presidentja Jahjaga u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Në fokus të takimin ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, transmeton Javanews.

Lajme të ngjashme

Back to top button