Becheti padit Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit

Francesko Becheti, biznesmeni italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pronar i televizionit Agon Channel, me ndihmën e avokatëve paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit për vendimin që mori shteti shqiptar mbi sekuestrimin dhe urdhër-arrestet e lëshuara.

Avokatura e Shtetit është njoftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve që luan rolin e Gjykatës së Arbitrazhit se Francesko Becheti, ka dorëzuar një padi kundër Shqipërisë. Në njoftim, thuhet se shoqëritë Hydro Srl, Costruzioni dhe shtetasit Franesko Becheti, Mauro de Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomiti, kanë paditur Shqipërinë për shkelje të traktatit “Për promovimin dhe mbrojtjen e Investimeve” e lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë më 12 shtator të vitit 1991.

Referuar paditësve, Shqipëria me sekuestrimin e kompanive italiane dhe lëshimin e urdhër arresteve për investitorët dhe administratorët e kompanisë ka dëmtuar biznesin Italian në Shqipëri. Burimet thanë se në padi, ndër të tjera thuhet se Investimet, objekt shqyrtimi në këtë procedim arbitrazhi janë projekti i ndërtimit të Hidrocentralit Kalivaçi, Shoqëria Energi si kontraktore për hidrocentralin e Kalivaçit dhe Televizioni AgonSet. Mësohet se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ka njoftuar palën shqiptare të depozitoi materialet kundërshtuese që pala shqiptare i disponon në ngarkim të këtyre kompanive dhe personave tashmë të shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, Avokatura e Shtetit mësohet se ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme t’i vendosë në dispozicion të institucionit të drejtësisë të gjitha materialet në ngarkim të të dyshuarve dhe kompanive që ata disponojnë, por që janë sekuestruar me vendim gjykate, transmeton Kohajonë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button