Kujdes, biletat me Serbinë mund të falsifikohen

Janë hedhur dyshime të forta për mundësinë e falsifikimit të biletave të blera “on-line”, çka krijoi edhe një shqetësim serioz në radhët e tifozëve kuqezinj për ndeshjen Shqipëri-Portugali, të zhvilluar, më 7 shtator në “Elbasan Arena”.

Kjo e detyroi FSHF-në, që më 3 shtator, të dilte me një njoftim për t’i qetësuar tifozët, duke i garantuar për sigurinë 100% të biletave të blera “on-line”, ndërkohë që “hacker”-at tregojnë se mund t’i falsifikojnë ato, edhe pse biletat janë të personalizuara.

Nëse edhe në sfidën ndaj Serbisë, biletat do të shiten vetëm “on-line”, “Panorama Sport” u jep një këshillë të gjithëve që do ta sigurojnë një biletë në këtë mënyrë, të mos e fotografojnë dhe të mos e hedhin atë në internet, pasi “hacker”-at janë gati për ta vjedhur dhe personi në fjalë mund të mbetet jashtë stadiumit, apo të përballet me organet e policisë.

Gjithsesi, për sfidën ndaj Serbisë, për të cilën ka një interesim të jashtëzakonshëm, FSHF në bashkëpunim me kompanisë që merret me tregtimin e tyre, do të gjejnë një mënyrë tjetër për t’i bërë edhe më të sigurta biletat “on-line”.

Lajme të ngjashme

Back to top button