Qeveria i miratoi ndryshimet për in-vitro falas për fëmijën e tretë dhe të katërt

Drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Orhan Ramadani dhe d-r Sasho Stefanoski, në shoqëri me ekipën profesionale e vizituan njësinë rajonale të Fondit në Shtip. Drejtori Stefanoski informoi për ndryshimet ligjore që u miratuan në seancën e Qeverisë, për të cilat kryeministri i Qeverisë, Nikolla Gruevski njoftoi për mundësinë e realizimit të së drejtës për in-vitro, gjegjësisht in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt.

Me propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim shëndetësor, vërtetohet lirimi nga pagesa e pjesëmarrjes (participimit) për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore të procedurës për in-vitro për fëmijën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, më së shumti deri në tre tentime të dështuara. Participimi deri më tani ka kushtuar 6.000 denarë ndërsa tani me ndryshimet e reja ligjore, këtë shumë do ta mbulojë FSSHM.

Ndryshimet ligjore tashmë janë dorëzuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, dhe ashtu siç theksoi drejtori Stefanoski, për kohë të shkurtër qytetarët do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button