Kartela elektronike shëndetësore do të përmirësohet

Së shpejti do të zgjidhet problemi me shtypjen e kartelave të reja elektronike shëndetësore, paralajmëroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski, gjatë vizitës së tij në Shtip. “Marrëveshja që Ministria e Shëndetësisë e ka lidhur me kompaninë e mëparshme ka skaduar.

Ne kërkojmë një rrugë të përbashkët për ta kapërcyer shpejt dhe për një periudhë të shkurtër këtë problem, ndoshta disa javë janë në pyetje, procedura për botimin e kartelave elektronike shëndetësore do të shkojë rregullisht”, tha Stefanovski. Si institucion, theksoi ai, planifikojmë që kartelën elektronike shëndetësore ta forcojmë më tepër në sistem, sepse konsiderojmë se ajo që duhet tu ofrojmë siguruesve tanë janë shërbimi elektronik dhe shëndetësor.

Ai theksoi se momentalisht aktive janë mbi 1,8 milionë kartela elektronike shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button