LSDM: Nikolla Gruevski filloi të vendos rrethoja mbrojtëse nga populli

“Nikolla Gruevski filloi të vendos rrethoja mbrojtëse nga populli dhe qytetarëve. Kjo rrethojë prej baroku është simboli I frikës së Nikolla Gruevskit”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov në konferencën për shtyp para Qeverisë së Maqedonisë, rreth së cilës vendoset rrethoja e re nga hekuri.

“Gruevski frikohet nga revolta e qytetarëve që nuk duan politikan të pandershëm. Gruevski frikohet nga përgjegjësia për kriminalitet, korrupsion, për të gjitha keqpërdorimet gjatë 9 viteve të fundit, gjithçka që u vërtetua nga dëshmitë e projektit “E vërteta për Maqedoninë”. Nuk ka rrethojë që do ti ndihmojë Nikolla Gruevskit”, Petre Shillegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button