Musa Xhaferri: Bogoevski bën shpifje, do ta padis

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri, i përmendur në aferën korruptive “Maxhar Telekom” në një prononcim për Portalb.mk thotë se është në proces të përgatitjes së padisë penale kundër ish kreut të DSK-së, Sllobodan Bogoevskit.

“Akuzat ndaj meje janë të rënda, ka akuza për organizim vrasjesh qe janë shumë të rënda, por ajo është çështje shumë personale dhe do ngrej padi për deklaratat shpifëse. Ai do të duhet që ato gjëra t’i dëshmojë te institucionet tona”, ka theksuar Xhaferi për Portalb.mk.

“Nuk është e vërtetë se në adresë timen ka ardhur thirrje nga New York. Unë nuk jam pjesë e asaj që spekulohet” u shopreh ai.

Para gjykatës së New Yorkut, Bogoevski në transkriptin e publikuar në 166 faqe, flet për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre. Kështu,  Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh). Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button