Shkëndija – Renova të hënën në Çair

Të dielën në ora 16:00 di të luhen katër ndeshje të Ligës së Parë të Maqedonisë ne futboll, në të cilat dueli më interesant do të jetë ai që do të luhet në stadiumin e Çairit, ku skuadra e Shkupit është nikoqire e Rabotniçkit.

Në duelet tjera takohen Metalurgu – Bregallnica e Shtipit, e që pas një kohe të gjatë mungese, Metalurgu kthehet në fushën e saj në lagjen e “Hekuranës”.

Mlladost CD ndeshjen e saj e luan në Ohër, ku do ta presë skuadrën e Sileksit. Vardari pas disa ndeshjeve të luajtura në Gjorçe Petrov, kthehet në arenën “Filipi i Dytë”, ku do të luajë ndaj Horizont Turnovës.

Derbi i xhiros së Pollogut, do të luhet në Shkup, pasi Shkëndija ka vendosur që ndeshjen ndaj Renovës ta luajë në stadiumin e Çairit. Kjo ndeshje do të luhet të hënën. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button