LR-PDSH: Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, katandisën shqiptarët, u shitën për 5 milionë

Në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në selinë e Lëvizjes për Reforma-PDSH në Tetovë, Naim Bajrami anëtar i Kuvendit Qendror, akuzoi krerët më të lartë të BDI-së për aferën “Maxhari Telekom”, ku janë të inkriminuar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri.

Në vazhdim mund ta lexoni të plotë deklaratën për media:

Dëshmitë e publikuara, në gjykatën e New Yorkut, afera “Maxhari Telekom” që përfshin   z.Ali Ahmeti dhe z.Musa Xheferri, njëri kryetar i BDI-së dhe tjetri funksionar i lartë i BDI-së dhe zv kryeministër për Implementimin e MO-së atehërë dhe tani,  flet në vetvete për katandisjen e shqiptarëve në Maqedoni. Siç duket 2.5 milion euro është çmimi për tradhetinë e idealit te UÇK-së dhe po aq çmimi për mosimplementim të MO-së.

Tani që në Maqedoni po zhvillohen negociata në lidhje me prokurorin special vlersojmë se Prokurori Special do të ishte i pafuqishëm  të ç’rrënjos këtë oligarki e cila  patjetër që rrënjët i ka thellë edhe në gjykatat e vendit. Kërkojmë që në Maqedoni të vijnë gjykatat speciale europiane si mjet që elemente të tillë njëherë e përgjithmonë do t’i largonte nga jeta publike e vendit.

Këto element assesi që nuk duhet të përfaqësojnë shqiptarët për vet faktin që këto kane çmim. Çmim  për gjakun e dëshmorëve, çmim për lotët e nënave,çmim për  vuajtjet e jetimëve. Robëria për sojin e këtyre paska një çmim, Liria qenka e shitshme dhe ardhmëria qenka para. Sa turp, sa faqezinj. Ne nuk presim që sistemi që ka qenë dhe është palë blerëse e lirisë së shqiptarëve të dënojë klientët e tij Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin por presim që shqiptarët në Maqedoni t’i dënojnë duke ua kthyer shpinën atyre që shiten gjakun tonë për 5 milion.

Në gjithë këto vite që ka zëra për një aferë të tillë dhe tani pas dëshmive të gjykatës së Neë Yorkut nuk e kanë parë të arsyeshme të paktën një deklaratë të japin. Heshtja e tyre është pohimi më i madh që bëhet kësaj mitmarrje dhe pengmarrje në të njëjtën kohë të një populli të tërë. Fshihen pas deklaratave qyqare për gjoja luftë  shërbimesh sekrete. Ju që keni pranuar të bëheni palë me ta jeni shëndrruar në shërbim dhe shërbimet në luftë të përhershme janë.

Lajme të ngjashme

Back to top button