Orav: Nuk ka plan B, deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special

“Shumë njerëz më pyesin këto ditë nëse ka plan B, nëse më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special publik. Jo! Plan B nuk ka dhe deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special”, deklaroi shefi I delegacionit të Misionit të BE-së në vend Aivo Orav.

Ai theksoi se deklaratat që mbrëmë janë dhënë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, lidhur me zgjedhjen e prokurorit publik special janë inkurajuese.

“’Kanë mbetur edhe disa çështje të hapura të cilat nëse nuk zgjidhen pas disa ditëve do të tejkalohen dhe do të arrihet marrëveshje rreth tyre që më 15 shtator të zgjidhet prokurori special”, tha Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button