Nishani-Jahjaga: Eurointegrimet i çojnë përpara shetet shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ai i Shqipërisë, Bujar Nishani në konferencën e përbashkët për mediat janë ndalur në disa çështje, si në bashkëpunim mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku të dy homologët e kanë vlerësuar këtë marrëveshje si transparente dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Nishani në hapje të konferencës u ndal në çështjet që ka biseduar me homologen e tij kosovare, duke theksuar se në aspektin dypalësh kanë vlerësuar marrëdhëniet me dy vendeve dhe se duhet bërë çdo përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve mes dy shteteve. Sipas Nishanit është e rëndësishme të shkohet drejt një ekonomie të përbashkët, të fortë dhe të qëndrueshme. Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se mes çështjeve të diskutuara ishte dhe unifikimi i sistemit arsimor dhe bashkëpunimin në fushën kulturore.

Nishani në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe Nishani u shpreh se Shqipëria mbështet krejtësisht arritjen e marrëveshjes mes dy delegacioneve dhe sipas tij kjo marrëveshje është e qartë dhe nuk e cenon aspak sovranitetin dhe është një pranim defakto i Kosovës nga ana e Serbisë. Edhe Jahjaga këtë marrëveshje që sipas saj është në kuadër të firmosjes së disa marrëveshjeve, e ka konsideruar në përpurthje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe sipas saj procesi i dialogut ka si synim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Shqipërisë gjithashtu ka vlerësuar se Shqipëria nuk ka ndërprerë bashkëpunim me asnjë vend të rajonit dhe ka dhënë konsensusin në organizatat ndërkombëtare për vendet e tjera të rajonit. Sipas tij Shqipëria do të mbështesë aspiratën për në NATO jo vetëm Malit të Zi dhe Maqedonisë, por dhe vendeve tjera të rajonit, sepse kjo në vlerësimin e tij i shërben paqes dhe stabilitet në rajon.

“Sot Kosova megjithë sfidat e mëdha gëzon një status të  merituar. Statusi i ri i Kosovës e gjen vetveten edhe në dialogun me Serbinë, si dy shtete të barabarta dhe Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht këtë proces. Kosova është një shtet i pavarur dhe po jep një kontribut të veçantë në rajon. Përsa i përket pakicave etnike ajo është një shembull në rajon. Asgjë dhe askush nuk e tjetërson luftën heroike të Kosovës në përballjen e një gjenocidin çnjerëzorë. Përpjekjen e popullit të Kosovës e mbështetën fuqishëm SHBA dhe NATO. Sot kjo mbështetje mban emrin pavarësi. Shqipëria ka shprehur qartë se do të mbështesë anëtarësimin në NATO dhe në instancat e tjera ndërkombëtare të Kosovës”- u shpreh Nishani në fjalën e tij.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se janë të ndërgjegjshëm për vështirësitë që be po kalon Europa me krizën e refugjatëve, por sipas tij kjo nuk duhet të jetë një pengesë për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Nishani ka deklaruar se mbeten të shqetësuar për gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore dhe se ia ka përcjellë këto shqetësime edhe autoriteteve serbe.

Presidentja e Kosovës vlerësoi se shtetit shqiptar i ka qëndruar besnik vlerave të përbashkëta dhe ka mbështetur në të gjitha fushat proceset integruese.

“Jam e nderuar nga mikpritja e ngrohtë dhe madhështore dhe falënderoj Presidentin Nishani për ftesën. Dua të t’ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i jep Kosovës. Kemi biseduar me Nishanin për përparimin shoqëror dhe ekonomik mes dy vendeve. Por kjo është hera e parë që un ndodhëm këtu për një vizitë zyrtare. Ne kemi shumë projekte të përbashkëta, por ne duhet të punojmë më shumë për ti përparuar këto marrëdhënie. Përkrahja juaj na ka ndihmuar për të ecur përpara sidomos për fqinjësinë e mirë. Shtetit shqiptar i ka qëndruar besnik vlerave të përbashkëta dhe ka mbështetur në të gjitha fushat dhe proceset integruese”- u shpreh ndër të tjera Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button