Rritja ekonomike e Turqisë tejkalon pritshmëritë

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e dytë të vitit ka shënuar rritje me 3.8 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK), njoftoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për tremujorin e dytë të vitit.

Sipas këtyre të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit sipas të njëjtës periudhë të një viti më parë me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 3.8 përqind në vlerën 32 miliardë e 93 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 12.6 përqind në vlerën 481 miliardë e 735 milionë lira.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tre mujorin e dytë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 6.7 përqind në vlerën 2 miliardë e 357 milionë lira, ndërsa me çmimet aktuale në vlerën 30 miliardë e 369 milionë lira me një rritje prej 20.3 përiqnd.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e industrisë në të njëjtën periudhë ka shënuar një rritje ku me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 4.1 përqind në vlerën 11 miliardë e 118 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 10 përqind në vlerën 119 miliardë e 581 milionë lira.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e shërbimeve, për periudhën në fjalë me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 4.1 përqind në vlerën 18 miliardë e 742 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 11.2 përqind në vlerën 273 miliardë e 826 milionë lira.

Ekonomistët të cilët kanë marrë pjesë në “Anketën e pritshmërive të rritjes” të AA Finans, në tremujorin e dytë të vitit kanë patur pritshmëritë për një rritje me mesatare prej 3.4 përqind.

Për tremujorin e dytë të viti të kaluar në ekonominë turke rritja me 2.3 përiqnd siç ishte parashikuar më parë u rishikua në 2.4 përqind. Ndërsa rritja e vitit të plotë për vitin e kaluar u realizua me 2.9 përiqnd.

Ministri i Financave Mehmet Şimşek duke theksuar se rritja në Programin Afatmesëm ka mundësi të mbetet nën 4 përqindëshin e parashikuar për shkak të pasigurisë politike dhe konjukturave negative të jashtëm u shpreh se: “Edhe pse trendi i shitjeve të forta në disa sektorë themelorë si automjetet, ndërtesat dhe orenditë shtëpiake është i butë në 3 mujorin ekonomik, ajo tregon se do të vazhdojë rritjen e saj”.

Şimşek, ka vlerësuar shifrat e rritjes në lidhje me tremujorin e dytët të vitit.

“Për shkak të konjukturave të jashtme rritja e eksporteve neto në gjysmën e parë të vitit 2015 ka shënuar një rënie me 1.2 pikë, ndërsa kontributi për rritjen e kërkesës së brendshme ka shënuar 4.4 pikë. Komponenti më i rëndësishëm i kontribuuesit në fjalë ka qenë konsumi privat me 3.4 pikë. Në sajë të reformave strukturore që kemi vendosur në 13 vitet e fundit ekonomia e Turqisë është ende e shëndoshë. Kjo vërtetohet me stabilitetin tonë të fortë financiar, sistemin e shëndoshë bankar dhe sektorin tonë privat dinamik me rritjen e punësimit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button