Nëse PSG e dëshiron Ronaldon, ai kushton 1 miliard euro

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të qartë që mënyra e vetme që Paris Saint Germain të nënshkruaj me Cristiano Ronaldon është pagesa e klauzolës së lëshimit prej 1 miliardë euro.

Bartësi i fanellës numër 7 ka qenë subjekt i dy ofertave madhështore nga gjigantët francez këtë verë, por presidenti i klubit spanjoll dëshiron që lojtari më i mirë në botë të qëndrojë në Los Blancos për një të ardhshme të paparashikueshme.

“Ronaldo ka një kontratë këtu dhe ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne në të ardhmen, por asgjë nuk është e sigurt në jetë”, tha ai për ‘Cope’. Sot, është e pamundur për Real Madridin të jetë pa Cristiano Ronaldon. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe më simbolik. Nëse PSG dëshiron të nënshkruaj me të, është shumë e lehtë për ata të paguan 1 miliard euro klauzolën e lëshimit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button