Kryeministri estonez: BE duhet të mbështesë më shumë Turqinë për refugjatët

Kryeministri estonez, Taavi Roivas, në lidhje me krizën e refugjatëve në Bashkimin Europian ka deklaruar se  BE-ja duhet të mbështesë më shumë Turqinë dhe duhet të ndihmojë refugjatët që ndodhen atje,  raporton Anadolu Agency (AA).

Rovias për uebfaqen lajmeve DELFI ka vlerësuar planin e kryetarit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker për shpërndarjen e refugjatëve.

Roivas duke vënë në dukje se e kuptojnë situatën e BE-së dhe se do të pranojnë kuotën e propozuar për refugjatët u shprehur se: “Ashtu siç është shprehur edhe Juncker situata në Europë është  e komplikuar. Tashmë nuk është më koha për të diskutuar kuotën e refugjatëve, por është koha për solidarizim. Duhet të ndihmojmë njerëzit që largohen nga lufta”.

Kryeministri Rovias shprehet se Turqia e cila ka pranuar mbi 2 milionë refugjatë duhet të ndihmohet nga BE-ja dhe ka shtua më tej se: “Në Turqi ndodhen shumë refugjatë. Po ashtu edhe në Liban dhe Jordani. BE-ja duhet të mbështesë më shumë Turqinë, duhet të ndihmojë refugjatët atje”.

Roviar ka theksuar ndër të tjera se BE-ja për zgjidhjen e krizës së refugjatëve duhet të hedhë hapat e duhur për sigurimin e paqes në Siri.

Sipas planit të shpërndarjes së refugjatëve të kryetarit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, Estonia duhet të pranojë 373 refugjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button