Të dielën spërkatje kundër larvave dhe mushkonjave

­ Të dielën, prej orës 11 në Shkup do të bëhet dezinsektimi i tretë aerosol (me aeroplan) kundër larvave nga mushkonjave.

Do të përfshihen të gjitha moçalet, kanalet dhe ujërat e ndenjura në Shkup dhe rrethinë, si dhe përgjatë rrjedhës së Vardarit. “Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit aerosol, ai do të bëhet ditën tjetër të ardhshme, kur kushtet atmosferike do të jenë të volitshme, në terminin e njejtë”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Njohtohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button