Në Shkup 17 aksidente me 21 të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej 17 aksidenteve në komunikacion, prej të cilëve në 14 më lehtë janë lënduar tetë shoferë të automjeteve, tetë bashkëudhëtarë, një këmbësorë, dy çiklistë dhe dy vozitës të mopedëve, ndërsa tre kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe, pesë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, 11 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 59 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet normalisht dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button