Mot i keq në Tiranë, Veliaj: Evitoni lëvizjet

Si pasojë e shirave të dendur dhe e mjegullës që ka përfshirë sot zonën e Tiranës, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ka apeluar tek kryeqytetasit të evitojnë lëvizjet, sidomos në zonat rurale.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Veliaj bëri me dije se 24 administratorët do të jenë në gadishmëri maksimale, ndërsa publikon dhe numrat e kontaktit për të gjithë ata qytetarë që do të kenë emergjenca si pasojë e motit të keq.

Lajme të ngjashme

Back to top button