Barazojnë në miqësore Gostivari dhe Shkëndija (Video)

Dy skuadrat nga Liga e Parë, Gostivari dhe Shkëndija kanë zhvilluar ndeshje miqësore të martën, duel ky që u ka mundësuar dy skuadrave për të ruajtur formën pas pushimit që do të kenë shkaku i ndeshjeve të reprezentacionit të Maqedonisë. 

Në këtë ndeshje trajneri i kuqezinjve Jovanovski u dha rast për të luajtur futbollistëve më të rrinjë, megjithse në fushë të pranishëm ishin edhe futbollistët standart si Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Adis Veli, Burhan Aliu, Nuriman Ismaili, Bunjamin Shabani si dhe të rinjtë Valon Zeqiri e Ilir Xhemaili. 

Ky duel është zhvilluar në stadiumin e fshatit Reçicë në Tetovë, ku të dy ekipet treguan lojë të hapur dhe kishin raste të mira shënimi. Rezultati përfundimtarë i përballjes miqësore ishte gjithashtu miqësorë, pa fitues me rezultat 1:1.
Të parët në epërsi kishin kaluar futbollistët e Gostivarit me autor Mirand Osmani, ndërsa vlenë të ceket se në fillim të ndeshjes Gostivari nuk realizoi penalti, pasi që goditja e Shahinit u ndal në shtyllë. 

Të rinjtë e Shkëndijës nuk u dorëzuan dhe pas disa sulmeve të mira vjen barazimi, kur pas goditjes së Kushtrim Alilit, topi nga futbollisti kundërshtar përfundon në rrjetë. 

Skuadra e Shkëndijës ditëne shtunë do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale, ku për kundërshtarë ka ekipin e Bregallnicës. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button