Promovim i fushatës së BE­së “Të drejtat të gëzohet, obligimet të respektohen”

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkimi Evropian sot në Shkup do ta promovojnë fushatën “Të drejtat të gëzohen, obligimet të respektohen”, që realizohet në suaza të projektit për “Përforcim të kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit për veprim adekuat me personat e mbajtur dhe të dënuar”.

Në promovimin e fushatës, e cila realizohet në suaza të IPA programit 2009 të BE­së, janë paraparë fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe ambasadorit të BE­së në Maqedoni, Aivo Orav. Projekti i financuar nga BE­ja përqëndrohet në dy komponenta kryesore, posaçërisht në sistemin e burgjeve dhe të shërbimit policor.

Lidhur me shërbimet policore, projekti përqëndrohet në zhvillimin e kapaciteteve për përforcimin e profesionalizimit në pikëpamje të garantimit të respektimit të tërësishëm të të drejtave themelore të personave të cilët janë në paraburgim, përmes kornizës efikase dhe të sigurtë rregullatore dhe operuese. Në suaza të kësaj komponente, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme është paramenduar fushata për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Qëllimi i fushatës publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është të ngritet vetëdija publike për avancimin e policisë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Qëllimi i saj është t’u sigurohen informacione qytetarëve për të drejtat e tyre lidhur me procedurat policore dhe funksionimin dhe zhvillimin e sistemeve për pengimin dhe kontrollin e policisë, si dhe për mekanizmat ekzistuese për ankesa kundër shkeljeve të dyshimta të të drejtave të njeriut nga ana e nëpunësve policorë.

Gjithashtu fushata duhet të mundësojë vegla të cilat do ta ngrisin vetëdijen te nëpunësve policor në pjesën e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

Lajme të ngjashme

Back to top button