Raportime mbi baza thashethemesh, sjellin vetëm mosbesim ndaj profesionit

[Recension: E vërteta rreth përleshjes dhe përçarja brenda BDI-së]

Gazetaria profesionale funksionon me rregulla strikte dhe të qarta. Secili, emri i të cilit përmendet në një artikull gazetareskt, duhet të ketë prononcimin e tij lidhur me temën që trajton teksti. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një tekst, në të cilin përmenden shumë emra por që prej asnjërit nga këta nuk është kërkuar qëndrim. Posaçërisht nga më i përfoluri ditëve të fundit, Hazbi Lika. Në tekstin që po recensojmë, gazetari informon për një çështje, duke mos u bazuar në fakte dhe duke mos ia mundësuar ato lexuesit.

Hazbi Lika gjuan me tavëll duhani Ali Ahmetin, BDI tregon unitet në mbledhjen e kryesisë në Tetovë mbrëmë – VIDEO, kështu ishin titujt kryesor të mediave të internetit. U përgënjeshtruan, madje u derdh vrerë ndaj portaleve të internetit kinse për shpifje e dezinformata. Por e dini se cila është e vërteta? – Ka pasur sulme fizike, në BDI nuk ka unitet, ka përçarje, është çështje ditësh kur do të plasë.

E vërteta rreth përleshjes dhe përçarja brenda BDI së  screenshot

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: E vërteta rreth përleshjes dhe përçarja brenda BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 05.09.2015

Data e recensionit: 06.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Burimet janë pjesa më e rëndësishme e gazetarisë. Marrja e një informacioni është shumë e lehtë, por vërtetësia e burimit dhe verifikimi janë shumë të vështira. Në këtë rast, gazetari thirr në burime, sa jozyrtare aq edhe anonime. Ka raste që në etikën gazetareske, për shkak të një interesi të madh publik, burimi mos të publikohet. Por gazetari në një rast të tillë duhet të jetë i sigurt në deklaratat e tij. Por më tej ai nuk guxon mos të përfshijë personat e përfolur, sidomos për një ngjarje që ngjall kaq interes.

Portali Shqipmedia ju sjell një foto nga data 3 shtator deri sa në Reçicë inagurohej salla e sportit nga Ali Ahmeti dhe Abdylaqim Ademi, në varrezat e dëshmorëve në Tetovë grupi i rebeluar brenda partisë….. Në foto shifen tre deputetët rebel të BDI-së Hazbi Lika, Rafis Haliti, Zulqufli Adili dhe Fatmir Dehari kryetar i komunës së Kërcovës dhe perkrahesit e tyre…Diçka po zihet…

Detajet janë me rëndësi për një gazetari profesionale. Ato janë ura e vetme që lidh besueshmërinë dhe lexuesin. Thirrja në anonimitet, lexuesit i krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me thashetheme apo spekulime. Një gjë e tillë nuk është gazetari profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button