Ekipet e Ligës së Kampioneve do ndihmojnë refugjatët

Propozimi i Portos është aprovuar nga UEFA, që në ndeshjen e parë në garat evropiane, çdo klub do të dhurojë 1 euro për çdo biletë të shitur, për të krijuar një fond që do të shkojë në ndihmë të refugjatëve.
Lajmin e ka bërë zyrtar në faqen e saj zyrtare, skuadra kampione e Gjermanisë Bayern Munich.

80 skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës kanë rënë dakord që 1 euro për biletë nga ndeshja e parë të dhurohet për të ndihmuar refugjatët.

Sipas shefit ekzekutiv të klubit bavarez, Karl-Hainc Rumenige, shpresohet që të grumbullohen 2-3 milionë euro, nga kjo iniciativë e klubeve evropiane.

Ndërkohë që vetë Bajerni ka dhuruar 1 milionë euro deri tani, përveçse ka vënë në dispozicion një kamp stërvitor dhe do të ofrojë ushqim dhe mësime në gjuhen gjermane falas për të rinjtë që vijnë nga Siria.

Edhe Dortmundi, Roma e shumë klube të tjerë kanë ndjekur të njëjtin shembull si të Bayernit, Realit dhe PSG-së. /Telegrafi /

Lajme të ngjashme

Back to top button