Renova e Rabotniçki luajnë ndeshjen e mbetur

Tani kur kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për eliminatoret e kampionatit evropian, skuadrat i kthehen punës për të vazhduar garat në kampionatet shtetërore. Në Maqedoni të parët që nisin të luajnë ndeshje janë skuadrat e Rabotniçkit e Renovës, që sot luajnë ndeshjen e mbetur nga xhiro e tretë.

Kjo ndeshje ishte anuluar shkaku që Rabotniçki kuante ndeshjet në fazën e kualifikimeve në Europa Ligë.
Përballja Renova – Rabotniçki zhvillohet sot me fillim në ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar. Për Renovën kjo do jetë ndeshja e dytë këtë kampionat në Gostivar, pas përballjes së fundit me ekipin e Shkupi ku ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Renova dhe Shkëndija ndeshjet janë duke i zhvilluar në Gostivar shkaku se stadiumi i qytetit në Tetovë është duke rinovuar. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button