Probleme të shumta në “Maria Kiri Skllodovska”, nxënësit shqiptar në bojkot

Grupi koordinues i SH.M.Q.SH.”Marija Kiri Skllodovska” ngritin zërin, kundrejt padrejtësive që vazhdimisht ju bëhen nxënësve dhe profesorëve shqiptarë të Shkollës së Mesme ‘Marija Kiri Skllodovska’ , mirëpo edhe përskaj tentimeve të shumta për gjendjen e ndonjë zgjidhjeje gjithmonë procesi ka ngecur si shkak i mosvullnetit të drejtorisë së shkollës.

“Këtë vit shkollor pas një numri shumë të madh të nxënësve që konkurruan për regjistrim në shkollën tonë edhe atë mbi 200 nxënës, së bashku me prindërit dërguam një kërkesë për hapjen edhe të një paralele që ishte si rrjedhojë e kërkesave për regjistrim mirëpo për këtë nuk morëm përgjigje, gjë që edhe më shumë revoltoi prindërit. Gjithashtu duhet të ceket fakti se këshilli i profesorëve të kësaj shkolle me mbivotim  ndaj profesorëve shqiptar, votoi që këtë vit shkollor të mos ketë asnjë paralele në gjuhën shqipe, gjë për të cilën profesorët shqiptar lëshuan mbledhjen dhe për të njëjtën më vonë u dënuan financiarisht. Më pas me intervenim nga qyteti i Shkupit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bë që të hapet konkurs për  4 paralele në gjuhën shqipe”, tha Bilgin Hajredini nga grupi koordinues.

Gjithashtu rasti i cili i zhgënjeu edhe më shumë sipas grupit punues ishte plani i drejtorisë së shkollës për dislokimin e të gjitha paraleleve në gjuhën shqipe në objektin e shkollës së mesme ’’8 Shtatori’’, një objekt ku mungojnë edhe gjërat elementare e mos të flasim për kushte të një shkolle profesionale si kjo e jona.

“Kjo ishte një ide të cilën nxënësit dhe profesorët shqiptar e kundërshtuan maksimalisht.

Në ditën e parë të shkollës drejtori i shkollës me një ashpërsi të madhe kundërshtoi lejimin e hyrjes së nxënësve shqiptar në objektin e shkollës , por falë këmbëngulësi së profesorëve dhe prindërve prezent u mundësua sistemimi i  tyre nëpër klasa. Probleme të brendshme ka edhe shumë nuk respektohet përfaqësimi në asnjë komision shkollor si atë të maturës shtetërore, testimit ekstern, këshillit të shkollës , komisionit për pranim të kuadrit mësimor dhe profesional, mos emërimin e ndihmës drejtorit edhe pse numri i nxënësve shqiptar është më i madh se ai që mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase, mbajtja peng e vendimeve të përhershme të punës për 10 profesorë edhe pse të gjithë kanë plotësuar kushtet për marrjen e të njëjtave, manipulimi me vendet e punës të profesorëve aktual etj. Të gjitha këto ishin shkaqe që dërguan në bojkotimin e fillimit të këtij viti shkollor dhe formimin e  grupit koordinues të përbërë nga nxënësit dhe profesorët shqiptar të kësaj shkolle”, thonë nga ky grup punues.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se për hapjen e paraleleve si dhe punësimin e profesorëve dhe statusin e tyre duhet të zgjidh vetë drejtori.

“Drejtori i shkollës ka për detyrë që të përpilon kërkesë nëse ka nevojë për hapjen e një paraleleje apo punësimin e profesorëve. Si dhe do të duhet të rregullojë dokumentacionin e duhur të atyre që tani më janë të punësuar”, thonë për Portalb nga zyra për informim e MASH-it.

Redaksia Portalb disa herë tentoi të bisedojë me drejtorin e kësaj shkolle, mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua.

Grupi punës shprehet optimist dhe thonë se kanë besim se institucionet kompetente në afat sa më të shkurtër do të japin maksimumin e tyre për rregullimin e këtyre çështjeve, në të kundërtën viti shkollor në Shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit ‘’Marija Kiri Skllodovska’’ nuk do të fillon deri sa të rregullohen të gjitha këto çështje që i tangon nxënësit dhe profesorët shqiptar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button