David de Gea është kthyer në Manchester

Portieri spanjoll, David de Gea është kthyer për herë të parë në Manchester United, që prej dështimit të transferimit të tij në Real Madrid.

De Gea është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Unitedit që do të zhvillohet këtë fundjavë në kuadër të Premierligës.

De Gea mbrëmë kishte luajtur 90 minuta për Spanjën në fitoren 1:0 kundër Maqedonisë dhe pas ndeshjes kishte thënë se shpreson që tash të luaj edhe për Unitedin.

Kujtojmë se De Gea nuk është paraqitur në asnjërën nga katër takimet e para të Unitedin në Premierligë, për më shumë as nuk ka qenë i ftuar në skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button