A keni ndjenjën që fundi jonë po afrohet?

A e keni ndjenjën që fundi po afrohet? Pyetje e cila i ngjan më shumë një profecie të atyre klerikëve të cmendur që parashikojnë fundin e botës, sesa një pyetjeje me të cilën realisht do të kishim dashur të përballemi. Megjithatë ndryshimi i përshtejtuar klimaterik me të cilin po ballafaqohet planeti jonë e bën shumë evidente përgjigjen në këtë pyetje. Pikërisht fundi i jetës, plotësimi i profecive të frikshme fetare si proces është përshpejtuar. Të paktën forma e jetës me të cilën ne jemi mësuar të jetojmë. E gjitha kjo si pasojë e gabimeve në kalkulime të disa shkencëtarëve që rreth 20 vjet më parë paraqitën përpara Kombeve të Bashkuara një raport me të cilin parashikonin ndryshime të mëdha klimaterike si pasojë e emitimeve të pakontrolluara të gazrave serrë në atmosferën e planetit Tokë.
Këta shkencëtarë që atëherë alarmuan në rrezikun me të cilin po ballafaqoheshim, u treguan tepër minimalistë në vlerësimin e budallallëkut njerëzor – parashikuan që efektet e para të realta të ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale do t’i ndjenim diku atje në një ardhmëri më të largët, pas gjysmës së parë të shekullit XXI. Nuk besuan që njerëzimi mund të ishte aq i talentuar për shkatërrim dhe vetëshkatërrim dhe që do të bënte cmos për të përshpejtuar procesin e ngrohjes globale. Janë fjalët e ndoshta shkencëtarit më të madh të kohës sonë, Albert Ajnshtajn që thoshte: “Dy sende janë të pafundme sipas eksperiencës sime, Univerzi dhe budallallëku njerëzor. Për të parën nuk jam edhe aq i sigurtë” ato që përshkruajnë më së miri qasjen që njerëzimi i bën një rreziku kaq të madh.

Mënyra se si ne iu përgjigjëm këtij rreziku ishte shumë e thjeshtë: e fshehëm nën qylym. Tipike për njerëzit; sa herë gjatë historisë moderne e kemi përgënjeshtruar Darwinin me reagimet tona që nuk përkojnë me postulatin kryesor të evolucionit: që është rreziku ai që na ka detyruar të evoluojmë, dhe që vetëm më i forti ka mbijetuar. Sa herë jemi strukur përpara rrezikut që kemi përmbi kokë. Natyra jonë na detyron të mos mendojmë në më të keqen; fundja ashtu na kanë edukuar prindërit tanë, edhe prindërit e prindërve tanë përpara tyre.
Zgjidhja më e lehtë e problemit është të mos e mendosh, ndërkohë të krijosh situata të reja për ta përkeqësuar problemin fillestar.  Ndërkaq situata është alarmante, megjithëse askush nuk merr guximin të na alarmojë. Shkencëtarët nuk i dëgjon kush sepse nuk kanë zë në media – fjalët e tyre duken aq të pakuptueshme, të frikshme dhe të vërteta,  sa nuk ia vlen të harxhohet “shpici” me ca fytyra të cuditshme me flokët e pakrehura dhe të çuara (perceptimi publik i shkencëtarëve), politikanët si gjithmonë ju ikin cështjeve ekzistenciale duke u fshehur në xhepat e magnatëve të mëdhenj financiarë dhe byrokracisë së mërzitshme. Derisa të vijë ai momenti i filmave, kur paraqitet Morgan Freeman në rolin e presidentit të SHBA-ve duke dhënë lajmin e keq: Planeti jonë ka marrë fund!

Megjithatë realiteti është shumë më i dhimbshëm dhe më i frikshëm sesa cmund ta paramendojë skenaristi më hazarder i Hollywood-it. Ngrohja globale, që para 20 viteve ishte rrezik, sot është realitet. Faktet për këtë janë, si thashë më sipër – mëse evidente. Kjo verë ishte vera më e nxehtë në 50 vjetët e fundit. Për ata që gëzohen në shiun dhe freskimin e sotëm, lajmet për atë që na pret nuk janë aspak premtuese: do të jemi dëshmitarë të një ndër dimrave më të ftohtë, bile më të ftohtë sesa ato të viteve 1941-1943 që njihen si dimrat më të ftohtë të shekullit. Për më tepër, që nga viti 2000, frekuenca, apo thënë më thjesht shpeshtësia e katastrofave natyrore është më e larta në historinë e njerëzimit, ndërkaq intensiteti i tyre është më i larti.
Të kujtojmë Tsunamin e vitit 2004 që morri jetën e më shumë se 250 mijë njerëzve, shpërthimet vullkanike në Islandë që bllokuan gjysmën e hemisferës veriore duke paralizuar të gjithë komunikacionin ajror mbi Europë për më shumë se 3 muaj; të vazhdojmë pastaj me tërmetet në Haiti, Nepal, Japoni, Pakistan, Turqi; uraganin Katrina që përmbyti gjysmën e SHBA-ve… lista është e pafundme. Planeti jonë po jep shenja që sistemi i tij imunitar është përpara kolapsit, dhe që është humbur rendi natyror i funksionimit.

Në javët në vazhdim ju ftoj të më ndiqni në serialin tim lidhur me planetin Tokë, budallallëkun njerëzor të përmasave kozmike dhe ardhmërinë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button