A do të ndërhyjë Rusia ushtarakisht në Siri?

Janë shtuar informacionet për zgjerimin e ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri. Dëshmi konkrete deri tani nuk ka, por mendohet se presidenti rus Putin do të paraqesë një plan në Nju Jork.

Një përgënjeshtrim i vërtetë duket ndryshe: “Nuk kam informacione”, iu përgjigj zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, të hënën (07.09) në Moskë, pyetjes nëse Rusia e ka zgjeruar ndihmën e saj ushtarake për regjimin në Siri. Shefi i Kremlinit deklaroi para tri ditësh se Moska po mendon mundësi të ndryshme. Pjesëmarrja e Rusisë në luftimet kundër milicëve terrroristë të “Sthetit Islamik” (IS), siç tha Putin, “ende nuk është në rend dite”, transmeton Indeksonline.

Nga fillimi i shtatorit janë shtuar informacionet e mediave se Rusia ka zhvendosur trupa në Siri për të mbështetur trupat siriane në luftën kundër IS-it. Disa burime i referohen mediave sociale dhe disa selfie-ve qe kanë bërë ushatarët rusë në Siri. Në disa raportime të tjera thuhet se Rusia ka dërguar në Siri me anije luftarake teknikën e fundit ushtarake dhe do të ndërtojë atje një bazë aviacioni ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button