Një stuhi e fuqishme pritet të godasë Shqipërinë dhe Ballkanin natën e sotme (harta)

Një stuhi e fuqishme me shira të rrëmbyer pritet të godasë detin Mesdhe dhe Afrikën e Veriut. Reshje të shumta pritet të bien mbi rajonin e Ballkanit dhe jugun e Italisë, siç duket edhe nga një hartë e postuar nga accuweather.com.

Sipas të njëjtit burim pritet që ky rajon të goditet nga stuhi të forta ere dhe shiu ndërsa është konsideruar si një rajon me rrezikshmëri të lartë përmbytjesh. Shirat pritet të nisin në orët e vona të së mërkurës dhe pritet të variojnë nga 50 në 100 mm ndërsa në zona të caktuara do të shkojnë në 150 mm. Përmbytjet pritet të jenë të shumta ndërsa nuk përjashtohen rrëshqitjet e baltës.

Përveç Sicilisë në Itali, rajonet më të prekura pritet të jenë Greqia dhe Shqipëria e jugut. Stuhia do të përfshijë gjatë së enjtes edhe veriun e Greqisë, Maqedoninë, Bullgarinë perëndimore dhe Serbinë. Zonat e caktuara me jeshile të errët shihen si me rrezik të lartë përmbytjesh. Stuhitë do të vazhdojnë deri të premten.

Lajme të ngjashme

Back to top button