Aksion humanitar i Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit

Me 11 shtator, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për transfuziologji do të shënojnë Ditën kombëtare të përkujtimit dhe shërbimit ndaj komunitetit, duke organizuar aksion për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore.

Dhuruesit e gjakut do të priten në Ambasadën e SHBA-ve nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 14:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtorin e Institutit për transfuziologji, Emilija Velkova.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bashkohen njerëzit rreth një kauze të përbashkët – shërbim ndaj komunitetit. Përpjekjet tona do të ndihmojnë që Kryqi i kuq të plotësojë rezervat e gjakut dhe do të sigurojë ushqim dhe mjete tjera për familjet në nevojë për muajt e dimrit. Aksioni gjithashtu do të ndihmojë Kryqin e kuq në zgjerimin e rrjetit të donatorëve në Maqedoni, me qëllim që të sigurohen rezerva të mjaftueshme gjak për kërkesat në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button