E dashura Nëna Gonxhe!

Ngritu pak nëna Gonxhe, sa për të parë se çfarë monumenti po të ndërtojnë. E di se nuk mundesh për tu ngritur, por ,po thërras së paku shpirtin tënd që të reagojë.

Ty Gonxhe e dashur, do të kritikoje ,përmendoren e lartë të vetë Terezës, sepse misioni yt ishte, bamirësia, humaniteti ndaj të varfërve.

Nëna Gonxhe, ti vetë ke folur çfarë gjaku kishit ju, këta të kanë bërë të veten. Po ti ishte dhe do të mbetesh e të gjithëve bamirësve në botë, le të të duan edhe këta.

Por, edhe diçka, qëllimin e kanë të mbrapshtë, sepse me shëmbëlltyrën e personalitetit tuaj duan të përfitojnë, lëre si komb e shtet, por duan të përfitojnë edhe para.

E ti paratë milionëshe, do tua kishe shpërndarë të varfërve, kur nuk deshe të kesh apo të të ndërtojnë monument, statuja e shkallë spanjolle.

Nëna Gonxhe, po ta vë në dijeni pas një engjëlli se këta pushtetarë kanë formulë të hajnisë, sa më të madhe ta bëjmë Nënën Terezë, aq më shumë do të përfitojmë.

Ti ishe nënë e madhe edhe pa monumente, dhe këta hajnat kushedi se sa të madhe do të ndërtojnë, por ti ishe modeste, gjithë herë ndjeheshe e vogël që të tjerët pranë teje të ndjeheshin të mëdhenj.

Lajme të ngjashme

Back to top button