Zeka: Opozita nuk është më e pastërt se pozita, mos protestoni

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka shtruar arsyet për të cilat qytetarët kosovarë nuk duhet t’u bashkangjiten protestave të mundshme të opozitës.

Sipas Zekës, opozitë në Kosovë nuk është më e ndershme dhe as më e pakorruptuar se qeveria aktuale në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Pse qytetari i Kosoves nuk duhet t u bashkangjitet protestave te opozites?!
Te gjithe jemi kunder keqeqeverisjeve ne Kosove, prej mbarimit te luftes e deri me sot
Opozita e Kosoves, e cila me asnje pike nuk eshte as ma e mire, as ma e ndershme, as me e pakorruptuar se sa qeveria aktuale e Kosoves, ka thirrur qytetaret e Kosoves qe t i bashkangjiten protestave, te organizuara nga ana e saj.
Qysh ne fillim, me duhet te them, se per mendimin tim, duhet te ndodhe nje riformatim i Qeverise, pa Isa Mustafen si kryeminister, dhe te behen nderrimi i gjithe partnerve te kualicionit, ne menyre qe vendi te shkoj ne zgjedhje te parakoheshme, ne muajin mars te vitit qe vjen.
Kualicioni ne mes PDK se dhe LDK se, per te cilin kam pas shkruar akoma pa u bere, pata then qe atehere se eshte nje mushke kualicion, kur magarices i kercen kali, ose peles gomari. Pra, me fole ne kete gjuhen moderne, dhe pa banalitete, eshte nje kualicion i dhunshem, qe ambasadoria amerikane, pat thene qe e ka bere …
Sidoqofte, tani qe shume procese te rendesishme per Kosoven veq kane perfunduar, sic eshte puna e Gjykates Speciale, apo edhe percaktimi i kufijeve me Malin e Zi, pastaj marreveshja per Zajednicen, eshte mese e nevojshme, madje shume e domosdoshme, qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme, dhe populli pastaj te percaktohet se kujt do ja jap votat per ta qeverisur vendin.
Qytetari i Kosoves, eshte 100 perqind i bindur, se pozita dhe opozita e Kosoves, jane 100 perqind te njejta. Ato jane te bashkuara ne cdo te keqe qe i ka ndodhur Kosoves. Poziten dhe opoziten i ndane vetem paraja dhe sexi, ndersa sa i perkete te keqijave qe jane kane bere vendit, bash identike jane.
Pse?
Po me vjedhe kane vjedhe bashke. Me marre vendime, kane marre bashke. Ne privatizim kane qene bashke. Ne ndertime falce dhe pa leje, kane qene bashke. Ne tregtine e naftes, barrnave, mallrave ne te zeze, kane qene bashke. Duke e perjashtuar nje pjese te VV, e cila nuk ka pasur shance me nda kulacin me partite e tjera.
Le te na trego opozita se cka kish ba ma mire se kjo qeveri, nese vijne ne pushtet, qe te gjithe po dalim. Une psh, nuk jam i interesum me dale me protestu per patriotizem, sepse jam i bindur qe keta, asnjeri, po bash ansjeri, jo vetem qe nuk jane ma patriot se shume zyrtare te kesaj qeverie, po jane madje e kunderta. Une jam shume i bindur, qe asnje alternative ma te mire nuk jep opozita. I vetmi sen qe keta po thone; o burra hajde ta rrexojme qeverine!!!! Ja po e rrexojme, po kush do ta merr pushtetin?!!! Ata qe hala pa ardhe ne pushtet, po tregojne se jane ma te keqinje se sa keta qe jane ne pushtet?!!!
Pushtetin duhet me rrexu, po jo me ba ma keq se sa eshte. Patriotizmi ne vitin 2015, me duket si shume banal per me rrexu nje qeveri…

Lajme të ngjashme

Back to top button