Mbyllja e qarkores ia ka “zënë frymën” Shkupit

Rrëmujë dhe nervozë të vozitësve sot nëpër rrugët e Shkupit, e cila shkaktohet nga mbyllja e qarkores për inçizimin e filmit francez “A Fond”. Kjo ka bërë që të ngushtohen rrugët dhe bulevardet nëpër Qendrën e qytetit.

Rrëmuja është intensive në bulevardin “Nikolla Karev”, apo te “Rruga e Plastikave”, ndërkaq ka kolonë veturash edhe në bulevardin “Ilinden”.

“Askund në botë nuk është e lejuar të mbyllet autostrada në këtë mënyrë. Veçmas jo për aq periudhë të gjatë kohore, për 37 ditë”, sot kanë reaguar nga LSDM.

“Krahasimet me shtetet që kanë komunikacion dhe infrastrukturë më të zhvilluar janë joserioze, ata kanë mundësi për alternativa të shpejta që të mos shkaktohet kaos. Me mbylljen e qarkores, i gjithë trafiku i mallrave kalon nëpër Shkup. Të gjithë kamionët që transitojnë do të kalojnë nëpërmjet Qendrës së Shkupit. Me këtë rritet kaosi në rrugën “Nikolla Karev”, të ashtuquajtur si “Rruga e Plastikave”, ndërkaq infrastruktura në Shkup do të dëmtohet. Përveç kësaj, komunikacioni i ngarkuar do të sjellë edhe më tepër ndotje të ajrit në Shkup, që prej kohësh është qyteti më i ndotur në Evropë”, ka deklaruar në konferencën për shtyp, Bllagoj Boçvarski, kryetar i komisionit për Transport dhe Lidhje dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Rrëmujë në trafik
Rrëmujë në trafik

Shtëpia e produksionit filmik nga Franca “Shik Film”, e cila e inçizon filmin në qarkoren e Shkupit, prej pikës pagesore për taksë rrugore në Petrovec deri në një pjesë të autostradës së qytetit të Shkupit, shtetit do t’i paguajë 17.5 milionë denarë (284.552 euro), nga të cilat 4.8 milionë denarë do të shfrytëzohen për rikonstruiumin e udhës së vjetër Veles-Shkup dhe 12.7 milionë denarë do t’i marrë në kompensim për mbylljen e pikave për taksa rrugore, që shteti do t’i kishte arkëtuar nëse qarkorja do të ishte e hapur.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button