Ibraimi la fanellën e Fabregasit, për ta gëzuar Ertanin (FOTO)

Agim Ibraimi ka treguar në vepër se është futbollist i madh dhe se për të qenë i respektuar dhe i dashur te tifozët, nuk do të thotë vetëm të jesh futbollist i mirë në fushë.

Në duelin e zhvilluar të martën në mbrëmje, ku Maqedonia për kundërshtarë kishte ish-kampionen e Botës dhe Evropës Spanjën, e në Shkup zbarkuan edhe shumë yje të futbollit botërorë, shumica e futbollistëve dëshiron që të këmbenin fanellat me ndonjë nga futbollistët më me famë.

Ibraimi duke u përshëndetur me Ertanin

Agim Ibraimi Agim Ibrami -

Agim Ibraimi që në fillim të ndeshjes kishte ra dakord që të këmbejë fanellën me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas. Por kur Agimi po bëhej gati për të hyrë në lojë, atë e thërret një tifoz i flakët i futbollistë shqiptarë, Ertan Shaqiri i cili i kishte kërkuar fanellën. Agimi në asnjë moment nuk hezitoi dhe e la anash fanellën e Fabregasit, duke gëzuar tej mase Ertanin, ndërsa në faqen sociale të Facebook kishte marrë shumë urime dhe lëvdata për veprën që kishte bërë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button