Të shtunën do të protestojnë të shkyçurit nga Ngrohtorja e Shkupit

Të shkyçurit nga Ngrohtorja e Shkupit, kanë paralajmëruar se të shtunën në ora 12, do të mbahet protestë para Portës Triumfale në Shkup.

Protestat e të shkyçurve kanë filluar që para gjashtë muajve, gjegjësisht nga 21 marsi i këtij viti, dhe për plot 26 javë radhazi protestojnë nëpër vende të ndryshme të Shkupit.

Protestuesit e shkyçur nga Ngrohtorja e Shkupit, u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkëngjitën protestës.

“Protesta e të shtunës do të paraqesë tubim në të cilën do të mbahen disa fjalime në lidhje me jubileun gjashtëmujor të kësaj proteste. Gjatë kohës së festës do të shtrohet dhe koktej për të gjithë demonstruesit dhe qytetarët, ndërkaq përmbajtja e “Bombës 25”, do të lexohet para protestuesve që do të habiten nga përmbajtja e saj”, thonë në një kumtesë të lëshuar për publikun, protestuesit e shkyçur nga Ngrohtorja e Shkupit.

Protestuesit njoftojnë që do të vazhdojnë me protestat e tyre për t’i kërkuar të drejtat ligjore që Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, edhe pse janë dërguar kërkesa deri te ajo.

“Që nga fillimi, protestat janë bërë kundër Qeverisë së R.M.-së, ku më 7 mars të këtij viti i janë dërguar kërkesat që përsëri të hyjë në fuqi ligji të cilin e ka shkatërruar Ngrohtorja e Shkupit, por qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e protestuesve, ndërkaq ata kanë vazhduar me protesta”, kanë thënë protestuesit.

Back to top button