Rita e provokon Rihannën

Rita Ora po vazhdon ta provokojë këngëtaren Rihanna.

Pas bashkëpunimit me ish të dashurin e saj për këngën “Body On Me”, gjë të cilën këngëtarja amerikane nuk e ka mirëpritur fare, mbrëmë Rita dhe Chris ishin të ftuar të performonin këngën e tyre më të re live në emisionin Jimmy Kimmel Live, transmeton Klan Kosova.

Ajo që ka rënë në sy gjatë tërë kohës së performances, është afërsia dhe prekja e njëpasnjëshme e dyshes në skenë.

Një moment të tillë e ka ndarë edhe vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore me fansat e saj në Instagram, ku pëshkrimit të fotografisë ia ka shtuar edhe dy zemra.

Tani pritet nëse do të ketë ndonjë reagim nga Rihanna rreth kësaj, meqë ditëve të fundit është raportuar se ajo dhe Brown janë kthyer sërish bashkë.

Lajme të ngjashme

Back to top button