Rama: PD s’di ç’flet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit.

Basha në deklaratën e tij, e cilësoi këtë raport, si damka më e zezë e një procesi zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003.

Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se “Basha flet e s’di çfarë flet”.

‪”#‎VajmedetPD flet e s’di ç’flet, po kur lexon Raportin e ODHIR-it ngjan tamam si të ishte Sudja duke lexuar me zë të lartë Financial Times”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button