SHBA dënon ashpër sulmet e fundit terroriste në Turqi

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, Shtëpia e Bardhë dhe dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë dënuar sulmet e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook shprehu ngushëllimet për familjet e martirëve të rënë pas sulmeve të PKK. Cook duke përdorur shprehjet se “dënojmë ashpër dy sulmet terroriste të ndërmarra nga PKK të cilat kanë shkaktuar humbjen e jetëve të dy grupeve nga forcat e sigurisë turke”, në lidhje me operacionet e ndërmarra në veri të Irakut kundër organizatës terroriste PKK ka tërhequr vëmendjen duke theksuar se Turqia ka të drejtë të mbrojë veten e saj.

– “SHBA ndodhet në anën e Turqisë”-

Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest shprehet se: “SHBA-ja qëndron haptazi në anë të aleatit të saj Turqisë. Ajo ka të drejtë të mbrojë veten e saj”.

Ernest duke vënë në dukje se “SHBA-ja i jep rëndësi që Turqia dhe PKK ti rikthehen procesit në lidhje për të gjetur një zgjidhje paqësore”, u shpreh gjithashtu se: “Ne jemi të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbështetjen aktive të Turqisë në koalicionin për të reduktuar fuqinë dhe eliminimin plotësisht të DAESH”.

– Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin-

Edhe Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby John Kirby në një konferencë të përditshme për shtyp ka dënuar sulmet e PKK. Kirby duke u shprehur se “Vazhdojmë të dënojmë këto sulme terroriste të ndërmarra ndaj forcave të sigurisë së Turqisë” ka theksuar më tej se lutjet tona janë për ushtarët dhe policët turq që kanë humbur jetën në sulme. Kirby ka pohuar gjithashtu se: “Ne e kuptojmë se Turqia ka të drejtë të mbrojë veten e saj kundër sulmeve terroriste si çdo vend tjetër dhe ne dëshirojmë që ata ta kryejnë këtë një mënyrë propocionale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button