“Stina e ujkut” edhe në gjuhën malazeze

Vepra e shkrimtarit Ridvan Dibra, “stina e ujkut” është përkthyer edhe në gjuhën malazeze.

Dijana Gj. Dukaj

Shoqata rajonale e shkrimtarëve “TEUTA” e themeluar nga shkrimtarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Me datë 8, 9 dhe 10 shtator ne Rozhajë, Deçan, Rugovë dhe Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrat “Muzat e Alpeve 2015”. Dita e parë e këtij manifestimi që fillon me datë 8 shtator, gjegjësisht sot, në Rozhajë ka temën: “Vargu shqip brenda territorit të Malit të Zi”. Manifestimi do të vazhdojë me promovimin e librit  që është përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut”- “Vucje doba” nga shkrimtari i mirënjohur Ridvan Dibra. Kurse do të përmbyllet me mbrëmje poetike me deklamim poezish nga shkrimtarët e pranishëm.

Ndërkaq, dita e dytë me 9 shtator vazhdon në Deçan me vizitë në muzeun privat “ETNOKASTRIOTI” në Isniq, për të vazhduar kështu në asamblenë komunale në diskutim mbi temën “këmbimi letrat Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri” si dhe promovimi i librit “Asht i kombit” nga Azgan Haklaj. Ndërsa në Rugovë do të diskutohet mbi temën “njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanike” e që po ashtu përmbyllet me mbrëmje poetike.

Sakaq, dita e tretë e që është përmbyllëse e këtij manifestimi mbahet me datë 10 shtator në Bajram Curr ku në bashkë organizim me “klubin e shkrimtarëve dhe artistëve – Tropojë vazhdon diskutimi mbi temën “prania e vargut shqip në trojet etnike”. Po ashtu, bëhet edhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko zašto?“-  „Nënë përse“? i autores boshnjake Mirsada Bibiç –Shabotiç.  Kurse organizimi i sivjetëm është mbështetur nga Ministria për kulturë, rini dhe sport, ministria për diasporë të Republikës së Kosovës, bashkia e Bajram Currit, komuna e Deçanit si dhe komuna e Klinës.

Ndërsa çmimi jetësor „TEUTA“ të cilin vitin e kaluar e fitoi shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli, këtë vit kalon tek Ramiz Kelmendi që është figurë e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Manifestime të tilla janë mjaft të rëndësishëm për çdo vend e sidomos kur është fjala për vepra të përkthyera. Me siguri se lexuesit malazias do të jenë kureshtar për të lexuar një vepër të tillë nga Dibra. Me përmbajtje mjaft domethënëse, me një dialog të pazakontë mes njeriut dhe ujkut.

Lajme të ngjashme

Back to top button