Duelet e futbollistëve shqiptarë ndaj atyre spanjoll (Foto galeri)

Dje reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka luajtur ndeshjen kualifikuese për eliminatoret e Euro 2016 kundër Spanjës në stadiumin “Arena Filipi i Dytë”, duke pësuar disfatë me rezultat minimal 0:1. Edhe përkundër disfatës që erdhi nga një pakujdesi dhe autogoli nga portieri Paçovski, Maqedonia në përgjithësi ka treguar lojë të mirë që edhe mori në të shumtën e rasteve duartrokitje nga numri i madh i shikuesve.

Në mesin e futbollistëve të Maqedonisë, për ndeshjen me Spanjën ishin të ftuar 6 shqiptarë, nga të cilët luajtën vetëm katër. Nga minuta e parë ndeshjen e filluan Ferhan Hasani dhe Leonard Zhuta, ndërsa si zëvendësues u futën Enis Bardhi dhe Agim Ibraimi.

Gazetari dhe fotoreporteri Hajrush Mani na ka siguruar përmes fotove disa nga duelet më interesante të ndeshjes së mbrëmshme të futbollistëve shqiptarë me ata spanjoll siq ishin Sergio Busquets, Sergio Ramos, Juan Mata, Daniel Carvajal, Diego Costa. / Portalb /

Zhuta (18) - Sergio  Ibraimi në mes të Ramos dhe SergioZhuta - Mata Hasani - Sergio - Bardhi - Carvajal Hasani - Costa Ferhan Hasani - Ramos

Lajme të ngjashme

Back to top button