Mbështetje nga Qeveria e Maqedonisë për Komunën e Studeniçanit

Në takimin koordinues të kryeministrit Nikolla Gruevski me ministra, kryetar komunash, drejtor të ndërmarrjeve publike që u mbajt të hënën në Qeverinë e Maqedonisë ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki dhe shefi i kabinetit të kryetarit Sedat Rushidi.

Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë po gjejnë zgjidhje të problemit me ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm. Komuna e Studeniçanit po përpilon projektin me të cilin parashihet ndërtimi i burimit të ri të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm, tank të ri dhe rrjet sekondar për gjithë fshatin, projekt ky që arrin vlerën në 500 mijë euro.

Në takimin koordinues Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është obliguar që këtë projekt ta fusë në buxhetin e vitit 2016 për realizim. Po ashtu është rënë dakord që nga 11 shtatori të fillohet edhe me asfaltimin e disa rrugëve të mbetura në fshatin Batincë, ndërsa në afat prej 60 ditësh Komuna e Studeniçanit është obliguar që deri te Ministria e Arsimit të dorëzojë projekt për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Luboshë, për nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turq.

“Për këtë projekt Komuna ka siguruar tokën ndërtimore dhe e njëjta është gati për fillimin e punimeve të ndërtimit të kësaj shkolle. Projekti që po hartohet parasheh ndërtimin e një shkolle moderne për 500 nxënës të komunitetit boshnjak dhe turq, ndërsa ne si komunë do ta dorëzojmë me kohë projektin në Ministrin e Arsimit. Ky projekt parashihet të financohet dhe realizohet me mjete të planifikuara në buxhetin për vitin 2016”, tha kryetari Sadiki, pas takimit koordinues me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kryetari Sadiki informojë se shumë shpejt pritet edhe miratimi i disa projekteve nga Banka Botërore, për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Maranë në gjatësi prej 1.4 km dhe rrugës numër 4 në fshatin Studeniçan. Këto dy projekte arrin vlerën në 260 mijë euro. Kryetari Sadiki ka marr premtime serioze se shumë shpejt Komuna e Studeniçanit do të fillojë me procedurën e tenderimit për këto dy projekte.

“Nga 1 Tetori na është premtuar se kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski për Komunën e Studeniçanit do të siguron një kamion për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, në afat të caktuar të shfrytëzimit”, informojnë nga Kabineti i kryetarit Sadiki.

Lajme të ngjashme

Back to top button