Tetovari që krijoi makinën e parë elektrike (Video)

Makinat elektrike shihen si e ardhmja e automobilizmit. Dhe pjesë e kësaj është edhe një shqiptar.

Qerim Loki nga Tetova është i pari shqiptar që ka krijuar makinë elektrike, njofton Klan Kosova.

Makina ka 10 bateri nga 6 volt edhe punon me elektromotor prej 240 amper. Fuqia e motorit është 12 kw. Shpejtësia maksimale është 100 km/orë.

Mbushja e baterive bëhet prej 2 deri në 8 orë dhe mund të bëni një distancë prej 50 kilometra.

Për një mbushje apo 50 kilometra udhëtim ju harxhoni vetëm 50 cent energjielektrike, njofton Klankosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button