Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim politikë cilësor e jo-vetëm sasior

Është koha që të ngritet niveli i cilësisë së përfaqësuesve politikë shqiptarë. Populli ka nevojë të përfaqësohet nga individë me bagazh të pastër intelektual, profesional dhe akademik. Vlen të citoj thënien e profesorit tim, tani më i ndjerë, Akademik Esat Stavileci, se: “Vetëm nëpërmjet politikës askushi mund të bëhet dikushi”.

Fill pas krizës politike dhe formimit të grupeve punuese për marrjen e vendimeve të rëndësishme për daljen e vendit nga kriza, është hapur debati për ndryshimin e modelit zgjedhor. Kuptohet, që, si më të zëshëm në këtë debat është opozita, si ajo maqedonase po ashtu edhe opozita shqiptare jashtë parlamentare.

Propozimet gjatë debateve janë nga më të ndryshmet, pozita mendon se modeli aktual i shumicës duhet të vazhdon, ndërsa opozita është e mendimit se ky model duhet të zëvëndesohet me një njësi zgjedhore në gjithë territorin e vendit, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Këtu paraqitet dilema e cila kërkon studime më të thella në drejtim të asaj se cili është modeli më i përshtatshëm për shqiptarët, që nënkupton rritjen e numrit të deputetëve dhe jo zvogëlimin e tyre!

Nëpërmjet këtij shkrimi dua të përqëndrohem në cilësinë e përfaqësimit politikë të shqiptarëve në Kuvendin Republikan, por, pa dashur të anashkaloj rëndësinë e përfaqësimit sasior, që vërtet ka peshë në të gjitha vendimarrjet politike.

S’do mend se vobektësia e përfaqësimit politikë të shqiptarëve gjatë këtyre viteve të pas-luftës ka qenë më e theksuar. Kam bindjen se edhe Ju lexues të nderuar jeni të mendimit se ne shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuam me dinjitet nga përbërja e parë parlamentare, nëpërmjet deputetëve të PPD-së dhe më pastaj u desht të presim sa e sa vite që krenarinë e përfaqësimit të na e kthejë Akademiku i nderuar, Izet Zeqiri.

Shqiptarët e Maqedonisë janë thellë të indinjuar me përfaqësuesit politikë për shkak të banalizimit të kësaj veprimtarie si pasojë e rekrutimit pa asnjë kriter vlerash. Përzgjedhjen e kuadrove për përfaqësim politik, krijim të politikave dhe administrimin e institucioneve shtetërore dhe publike, te ne i caktojnë liderët e partive politike për më të “dëgjueshmit” e tyre.

Se përfaqësuesit tanë politikë në Kuvendin Republikan vërtet janë pasiv në aktivitete, lirshëm mund ta konstatojmë dhe argumentojmë nëse i referohemi raportit Deputeti im, janar-qershor 2015. Aty mund të vërtetoheni se dy liderët e partive politike shqiptare në Kuvend, prijnë për nga numri i mungesave në seanca, respektivisht nga gjithsej 52 senaca në asnjërën prej tyre nuk kanë marrë pjesë. Besa më mirë nuk qëndrojnë as deputetët e tjerë, kuptohet, me disa përjashtime të vogla. Si pasojë e pasivitetit të deputetëve, shpesh herë janë sjellur ligje në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë.

Është koha që të ngritet niveli i cilësisë së përfaqësuesve politikë shqiptarë. Partitë politike të kenë kujdes gjatë përpilimit të listave me kandidatët e mundshëm për deputet. Populli ka nevojë të përfaqësohet nga individë me bagazh të pastër intelektual, profesional dhe akademik. Vlen të citoj thënien e profesorit tim, tani më i ndjerë, Akademik Esat Stavileci, se: “Vetëm nëpërmjet politikës askushi mund të bëhet dikushi”. Pranadaj, mbështesë idenë e ndryshimit të modelit zgjedhor, ku Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button